Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, nuk e ka filluar mirë pjesën e dytë të kampionatit malazez.
Deçiqi mposhtet me rezultat 4:2 nga Jezero vendase.
Minutat e fundit kanë qenë fatale për skuadrën shqiptare.
Për Deçiqin shënuan Vulaj (20') e Marushiq (38') dhe për Jezeron Faust (5 e 24'), Bosnak (81') e Axhoviq (90+1').
Deçiqi bie në vend të tretë me 33 pikë e Jezero është në të tetin me 21 sosh.