Busquets: Aubameyang do na ndihmoi shumë

Futboll

Busquets: Aubameyang do na ndihmoi shumë

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka reaguar për herë të parë pas fitores ndaj Valencias.

Katalunasit arkëtuan pikët e plota ndaj Valencias (1:4), ndeshje ku dominuan qysh nga minuta e parë.

Pas ndeshjes, spanjolli foli për qendërsulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang që edhe shënoi dy gola.

“Ishim shumë efektiv, sidomos në pjesën e parë dhe kjo na dha dominimin dhe qetësi në mendje. Ishte një ndeshje e mirë, në përgjithësi”.

“Aubameyang arriti pas një periudhë të vështirë kur nuk luajti dhe duhet të fitonte minuta gradualisht. Por, tashmë ka zhvilluar dy ndeshje, është profesionist i mirë dhe do na ndihmoi shumë”.

“Ku shënoi për 1-4? Gjuajtja ishte nga Pedri, por ndoshta pa ndihmën e Aubameyang, portieri do e kishte ndalur”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelona tani zë pozitën e katërt me 42 pikë, por vazhdon të qëndrojë shumë larg kreut, që e mban Real Madrid me 57 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat