Emrat që nuk harrohen e që lanë gjurmë në vitet e 70-ta e të 80-ta, ndër ta është edhe Besim Pantina, një sulmues që nuk e kishte shoqin në vitet e 80-ta.
Ai ka luajtur me sukses të madh për Kosovën e Vushtrrisë, nga e cila ekip dolën shumë emra të spikatur, që nga Sabit Dallku, Ramadan Cimili, Ramadan Mehana, Besim Pantina, Isa Sadriu, Gani Llapashtica, Besnik Kollari, Milot Rashica etj.
Besim Pantina me djalin e tij, Kujtimin, futbollist
Në vitet e 80-ta, Besim Pantina shfryhet si sulmues kundër Cërvena Zvezdës së Gjilanit, duke shënuar het-trik në ndeshjen e Ligës së parë siç quhej atëkohë krahinore e Kosovës.
Pantina shënoi het-trik në minutën e 5-të, 72-të e 76-të, po ashtu het-trik realizoi edhe Lefter Prishtina (i ndjerë) në minutën e 8-të, 16-të e 67-të.
Besim Pantina
Pantina ka qenë lojtar i ndeshjes. Edhe sot kujtohet ky futbollist i hatashëm i asaj kohe, për të cilin flitet me krenari.
Kosova – Cërvena Zvezda 6:2
Kosova: Nika 6, Kelmendi 6, Halili 6, Kera 7, Muli 6, Osmani 6 (Pavlloviqi 6), Prishtina 8, Pantina 8, Venhari 6 (Mulaku 6), Jashari 6 dhe Gjakolli 6.
C. Zvezda: Maksuti 5, Hajrullahu 6, Jovanoviqi 5, Ahmeti 6, Trajkoviqi 6 (Sylejmani); Avdiu 6, Zharkoviq 6 (Abazi 5), Beqiri 6, Hyseni 7, Bunjaku 6 dhe Shkodra 6. (Formacionet janë marrë nga sporti i Rilindjes).