“La Stampa” bën një bilanc të rrezikut të skualifikimit për José Mourinhon, i cili mund të pezullohet 2 ose 3 ndeshje, pasi u largua me karton të kuq nga Pairetto gjatë ndeshjes kundër Hellas Verona: “…Të dërguan me qëllim, Juve ju dërgoi…”; kështu iu drejtua arbitrit duke bërtitur trajneri portugez. Kjo, krahas gjestit të telefonit, gjithmonë drejt kryesorit të ndeshjes.
Kujtojmë se Roma nuk shkoi përtej 2-2 ndaj Hellas Verona dhe José Mourinho “ngeli në klasë” në raportet e gazetave italiane. Shumë gabime, të theksuara nga TMW, duke filluar me konfirmimin e linjës trekahëshe me vetëm dy role qendrore.
“Mungesat nuk justifikojnë papërshtatshmërinë e formacionit të pjesës së parë”, – lexojmë në “Gazzetta dello Sport”, e cila më pas kritikon edhe qëndrimin e tij: “Me arbitrat e tepron”. Vlerësimi 5.5 për të nga “Corriere dello Sport: “Gabimet e pjesës së parë kompensohen pjesërisht nga njohuritë e pjesës së dytë”.
“Ishte një Romë në emergjencë, por mungesat e shumta nuk mjaftojnë për të shpjeguar një orë asgjë në fushë”, – shkruan “Corriere della Sera”.
Sipas “Tuttosport”, skuadra e tij “luan keq dhe dora e trajnerit nuk është e dukshme”.