Depay synon largimin nga Barcelona, Milani qëndron i vëmendshëm

Futboll

Depay synon largimin nga Barcelona, Milani qëndron i vëmendshëm

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 17:15
Memphis Depay

Memphis Depay mbërriti në Barcelonë verën e kaluar si një yll i madh në sulm, teksa skuadra drejtohet nga Ronald Koeman.

Me largimin e teknikut holandez dhe me ardhjen e Xavi-t, sulmuesi po kalon probleme të ndryshme fizike, duke bërë që ndërkombëtari me Holandën të mendojë për ndryshimin e destinacionit në verë.

Kjo menjëherë ka zgjuar interesimin e Milanit, i cili vazhdon të jetë i interesuar për një sulmues vendimtar. Maldini dhe Massara i kanë idetë e qartë për hapat që do të marrin në vazhdim, pasi ish-lojtari i Lyon ka qenë në axhendën e klubit preh kohësh.

Mësohet se “kuqezinjtë” do të ofrojnë ofertën e parë në javët në vijim, dhe nuk pritet të shpenzojnë më shumë se 15 milion euro, një shumë që ka gjasa ta bindë klubin katalanas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat