Sulmuesi italian duket se nuk do të këtë të ardhme në Itali.
Sulmuesi i Evertonit, Moise Kean, mund të rikthehet në Paris Saint-Germain gjatë verës, shkruan Tuttosport.
21 vjeçari për momentin është i huazuar në Juventus, ku ai fillimisht e kishte filluar karrierën. Juventusi e ka të drejtën e blerjes në verë, nëse janë të interesuar.
Madje Juve mund ta huazojë atë edhe për sezonin 2022/23, me PSG që duket si një opsion real për sulmuesin.
Kujtojmë se ai kishte luajtur një sezon më parë për skuadrën nga Parku i Princave dhe nëse Kylian Mbappe shkon në Real Madrid, atëherë parisienët e konsiderojnë atë si transfer të mundshëm për verën që do të vjen.