Christian Eriksen është duke “ulëritur” se ndjehet gati për rikthimin e madh në një fushë futbolli, pas atakut kardiak që pësoi në Euro 2016, një moment që frikësoi të gjithë botën e sportit. Danezi ka firmosur për Brentford në Premier League, por në klubin anglez ende e kanë lënë në “pit stop” derisa të jenë të sigurt se mesfushori është në gjendje optimale.
Dhe në fakt përgjigja e futbollistit nuk ka munguar, teksa në dy miqësoret e zhvilluara me klubin e ri Eriksen ka shkëlqyer ndërsa së fundmi në testin ndaj Rangers XI e përfunduar me rezultatin 2-2, dhuroi dy asistet për skuadrën e tij.
30-vjeçari kërkon tashmë me ngulm që të jetë i gatshëm në ndeshjen e kësaj jave që Brentford e luan ndaj Newcastle, ndërsa synimi kryesor i fantazistit është të marrë pjesë në Kupën e Botës Katar 2022 me kombëtaren e Danimarkës.
Gjithçka duket se po shkon sipas planit për Eriksen, i cili edhe njëherë është gati të dhurojë “shoë” në Premier League.