Portugezi mund ta pësojë rëndë

Futboll

Portugezi mund ta pësojë rëndë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 12:56
Portugezi mund ta pësojë rëndë

Sot do të jepet vendimi nga Gjykatësi  Sportiv për Zhoze Murinjon. Trajneri i Romës u bë protagonist në sfidën që ekipi i tij barazoi 2-2 me Veronën.

Ai u përplas shpesh me arbitrin ku bëri gjeste të ndryshme dhe tha fjalë të rënda si gjatë ndeshjesh, por dhe në përfundim të saj. Nëpër mediat italiane përflitej se “The Special One” mund të pezullohej nga 2 deri në 3 ndeshje, por situatat e krijuara mund të bëjnë që dënimi të jetë më i madh.

“Të ka dërguar Juventusi”, i ka thënë Murinjo.

Pritet tani vendimi i Gjykatësit Sportiv, por Murinjo ka ngritur Serinë A në këmbë me polemikat e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat