Legjenda braziliane, Pele, do të vazhdojë të qëndrojë në spital në Brazil.
81-vjeçari do të duhet të qëndrojë në spital për shkak te një infeksioni urinar që u zbulua në mes të trajtimit për tumorin e tij në zorrën e trashë.
Ditët e fundit, Pele iu nënshtrua një tjetër nënshtrimi në spital për të vazhduar seancat e kimioterapisë për të kuruar kancerin e zorrës së trashë të zbuluar kohë më parë dhe kur u duk se do të lirohej për t'u kthyer në shtëpi, shëndeti i tij mori një tjetër kthesë kjo për shkak të një infeksioni urinar.
Gendja e Peles thuhet se është stabile por ai do të qëndrojë i shtruar në spital, ndërkohë që ai do të shërohet nga kjo sëmundje.
Raporti i plotë mjekësor për shëndetin e Peles:
"Edson Arantes do Nascimento u shtrua në Spitalin Israelita Albert Einstein në datën 13 për të vazhduar trajtimin për tumorin e zorrës së trashë, të identifikuar në shtator 2021. Gjatë qëndrimit të tij, u kryen analiza rutinë që treguan praninë e një infeksioni të traktit urinar. Një fakt që zgjati qëndrimin e pacientit në spital, kushtet klinike të të cilit janë të qëndrueshme dhe ai duhet të lirohet nga spitali në ditët në vijim”, thuhet në raportin mjekësor.