Antonio Conte zgjodhi rrjetet sociale, me një postim ironik të publikuar në profilin e tij në “Instagram”, për t’iu përgjigjur Pep Guardiolës, i cili pas humbjes në shtëpi të Manchester Cityt ndaj Tottenhamit, i kishte cilësuar “Spurs” si një ekip “kundërsulmuesish”.
Një analizë padyshim e papëlqyer nga trajneri italian, i cili u përgjigj duke publikuar një video të tre golave të lojtarëve të tij në “Etihad Stadium” të shoqëruar me mbishkrimin: “Kundërsulm? Jo në të vërtetë …”.
Në fakt, të gjithë golat e “Spurs”, si ai i Dejan Kulusevskit ashtu edhe dy të Harry Kane, erdhën në fund të aksioneve.
Por është gjithashtu e vërtetë që komenti i Guardiolas i referohej qasjes taktike të ndjekur nga Tottenham në minutën e 90’ dhe jo vetëm në mënyrë specifike për veprimet individuale.
“Pas marrjes së avantazhit, Tottenham bëri një lojë tepër të avashtë. Ata luajtën siç e prisja, ishin të mirë në krijimin e hapësirës dhe kundërsulmit”-deklaroi pas përfundimit të këtij takimi tekniku spanjoll.
Në fund të garës, Conte kishte preferuar të mos komentonte fjalët e Guardiolës, për ta bërë këtë disa ditë më vonë përmes një postimi që ringjall rivalitetin sportiv mes të dyve.