Skandal i ri trondit katër herë kampionin e Evropës!
Pas Mark Overmars, për ngacmim seksual u akuzua edhe ndihmëstrajneri i Ajax-it, legjendari Winston Bogard.
Ndihmëstrajneri thuhet se i dërgoi mesazhe një gruaje anonime të cilën ajo e përshkruan si ngacmim seksual. Ajax ka hetuar të gjithë rastin dhe ka arritur në përfundimin se viktima ka pasoja të rënda psikologjike për shkak të mesazheve të ndihmëstrajnerit.
Mediat holandeze raportojnë se hetimi i Ajax zgjati gjashtë muaj, ata shqyrtuan qindra mesazhe, foto dhe video.
Ish-futbollisti i Ajax-it, Milan-it, Barcelonës dhe Chelsea-t është bërë gjithnjë e më agresiv me kalimin e kohës dhe ka injoruar kërkesat e gruas që i lutej të ndalonte.
Pavarësisht gjithçkaje, ndihmëstrajneri u lejua të vazhdonte punën në klub.