Ylli i Bayern Munich, Niklas Sule, kishte refuzuar para të majme nga Newcastle United për t`iu bashkuar Borussia Dortmundit.
Qendërmbrojtësi gjerman në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Alianz Arena’, dhe do të firmos për rivalin e ‘bavarezëve’, Borussia Dortmund.
Legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthaus, ka zbuluar se Sule kishte refuzuar një ofertë më fitimprurëse nga Newcastle.
“Nuk bëhet fjalë për para. Përndryshe, ai do të kishte shkuar në Angli. Ai kishte një ofertë nga Newcastle United, ku do të kishte fituar dy herë më shumë”, tha Matthaus për mediet gjermane.
“Ai është në kërkim të një sfide të re. Te Bayerni ai nuk ndihej më i vlerësuar. Viteve të fundit Sule është sulmuar shpesh për shkak të peshës së tij dhe askush nuk e ka mbrojtur”, theksoi ikona e futbollit gjerman.