Memphis Depay dhe Clement Lenglet pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen e së enjtes në Ligën e Evropës kundër Napolit pasi kaluan më shumë se një muaj jashtë fushës.
Katalanasit udhëtojnë drejt Napolit të enjten për t’u përballur me Napolinv në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League. Ndeshja e parë në Barcelonë javën e kaluar, përfundoi në barazim 1-1.
Lenglet dhe Depay humbën ndeshjen në Nou Camp, por do të jenë të gatshëm për ndeshjen e kthimit.
Sipas Marcas dyshja janë rikthyer në stërvitjet në grup dhe mund të udhëtojnë në Itali për ndeshjen e ardhshme kundër të zgjedhurve të Luciano Spallettit.