Real Madridi është duke u përgatitur që të hedhet në sulm për yllin e Manchester Cityt, Bernardo Silvën.
Sipas medieve spanjolle, portugezi është cak i Real Madridit për afatin kalimtar të verës.
Silva është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Pep Guardiolës, por duket se Silva në fund të këtij sezoni, do të nis një aventure të re në futbollin evropian.
‘Bernabeu’ mësohet se është destinacioni i mundshëm i portugezit, edhe pse krerët e Cityt do të provojnë që ta mbajnë lojtarin të paktën edhe një sezon në ‘Etihad Stadium’
Silva monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane.