Trajneri francez, Alain Giresse sapo ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës.
Ai u prit nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Në orët e fundit është folur shumë se ish-mesfushori i Francës do të ishte tekniku i kombëtares së Kosovës.
Tashmë duket se problemi për trajnerin e ri të kombëtares është zgjidhur dhe shumë shpejt pritet vetëm zyrtarizimi nga FFK.