Bytyqi shënon në Turqi, por nuk marrin pikë

Futboll

Bytyqi shënon në Turqi, por nuk marrin pikë

Nga: K. Goca Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 19:58
Bytyqi shënon në Turqi, por nuk marrin pikë

Futbollisti nga Kosova, Zymer Bytyqi, përkundër se shënoi në fanellën e Konyaspor-it, nuk morën pikë në udhëtim.

Konyaspor mposhtet me rezultat 2:1 nga Basaksehir-i, në kuadër të javës së 21-të në elitën e futbollit turk.

Në minutën e 37-të, Bytyqi me vetëmohim të pashoq futet në 16-sh, duke goditur me mjeshtri dhe kaloi në epërsi ekipin e tij.

Gjithçka përmbyset në pjesën e dytë.  

Gulbrandsen (49') e Cagiran (63'-autogol) shënuan për fitoren e Basaksehir-it.

Basaksehir është në pozitën e tretë me 46 pikë e ka tre me pak se Konyaspor që gjendet një pozitë më lart. 

Bytyqi dhe Sokol Cikalleshi u paraqitën titullarë dhe Endri Çekiqi u aktivizua nga minuta e 68-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat