Në stadiumin “La Ceramica”, Villarreali e pret sonte Juventusin në duelin e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave të vlefshëm për fazën 1/16 të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
Janë gjigantët italian, përkatësisht trajneri i tyre Maximiliano Allegri ai që duhet të komponojë një ekip startues në mesin e shumë mungesave për shkak të numrit të madh të lëndimeve.
Emra si Federico Bernardeschi, Giorgio Chiellini, Federico Chiesa, Paulo Dybala dhe Daniele Rugani që të gjithë nuk janë në dispozicion të “Zonjës së Vjetër” për këtë ballafaqim.
Ndërsa, gjendja është më e mirë te skuadra spanjolle ku mungojnë vetëm Lo Celco dhe Capoue.
Këto janë formacionet zyrtarë të kësaj ndeshje e cila starton nga ora 21:00:
Villarreal: Rulli, Albiol, Torres, Parejo, Capoue, Foyth, Chukwuese, Danjuma, Lo Celco, Moreno, Pedraza
Juventus: Szczesny; De Sciglio, Danilo, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, Locatelli, McKennie, Rabiot; Morata, Vlahovic