Trajneri i mirënjohur Artim Shaqiri është shumë pranë funksionit të drejtorit të ri sportiv të KF Shkëndija.
Informacionet e para jo zyrtare nga burime të Open-TV thonë se legjenda e futbollit në Maqedoni, Artim Shaqiri sot ka marrë pjesë në stërvitjen e Shkëndijës.
Strugani 48 vjecar ka një karrierë të pasur si lojtar dhe trajner.
Së fundmi ishte trajner i Flamurtarit në Prishtinë.
Kujtojmë se, 48 vjecari edhe në të kaluarën ka punuar si trajner te Shkëndija dhe kjo ka ndodhur në sezonin 2012/13.