Oleksandr Zinchenko ka treguar mbështetjen e tij për Ukrainën përmes një postimi në Instagram, ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten midis vendit të tij dhe Rusisë. Mbrojtësi i Manchester City-t shprehu opinionin e tij, pasi Vladimir Putin dërgoi 10 000 trupa në zonat separatiste të Ukrainës të kontrolluara nga Rusia. Zinchenko, i cili e filloi karrierën te klubi rus FC Ufa, tha:
“E gjithë bota e civilizuar është e shqetësuar për situatën në vendin tim.
Nuk mund të qëndroj pasiv, po përpiqem të shpreh mendimin tim. Në foto – vendi im. Vendi ku u linda dhe u rrita. Një vend, ngjyrat e të cilit i mbroj në arenën sportive ndërkombëtare. Një vend që ne përpiqemi ta lavdërojmë dhe ta zhvillojmë.
Një vend, kufijtë e të cilit duhet të mbeten të pacënueshëm. Vendi im u përket ukrainasve dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta përvetësojë atë. Ne nuk do të dorëzohemi! Lavdi Ukrainës!”
Kjo nuk është hera e parë që jeta e Zinçenkos preket nga konflikti ndërkombëtar, pasi kur u transferua në Rusi në rininë e tij, kishte shpërthyer lufta në Donbas.
Mbrojtësi i Manchester City-t u shpall futbollisti i vitit në Ukrainë në 2019 . 25-vjeçari numëron 115 paraqitje për skuadrën e Pep Guardiolës. Në palmaresin e tij janë tre tituj të Premier League-s, katër Kupa të Ligës dhe një FA Cup.