Goditje për Juventusin, Alegri do të bëjë pa shërbimet e mesfushorit bardhezi për 2 muaj.
9 minuta nga fundi i duelit ndaj Vijarealit, e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Champions-it, Ueston Mekeni ka dalë i dëmtuar nga fusha e blertë.
Pas ekzaminimeve të kryera, mesfushori ka pësuar një frakturë në këmbë dhe do të mungojë për dy muaj.
Një goditje për trajnerin Masimiliano Alegri ku do të bëjë pa shërbimet e 23-vjeçarit amerikan për ndeshjet deçizive të sezonit.
Gjatë këtij sezoni me fanellën e “Zonjës së Vjetër” në Serinë A, Mekeni është aktivizuar në 20 ndeshje nga ku ka realizuar 3 gola.