Ballkani – Ulpiana, Malisheva – Drita, sfida të nxehta

Futboll

Ballkani – Ulpiana, Malisheva – Drita, sfida të nxehta

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 12:36
Ballkani – Ulpiana, Malisheva – Drita, sfida të nxehta

Sot janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje të vlefshme për xhiron e 21-të në BKT Superligën e Kosovës.

Sezoni pranveror ka filluar të ashpërsohet me ndeshjet që kanë filluar tashmë të zhvillohen edhe gjatë mesjavës.

Kështu, sot janë në orar për t’u zhvilluar tri takime interesante në kuadër të javës së 21-të.

Lideri aktual i kampionatit, Ballkani është nikoqir i Ulpianës në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin “Liman Gegaj”, ku Malisheva e pret Dritën.

Në Podujevë apo më saktë në stadiumin e rinovuar tashmë “Zahir Pajaziti”, Llapi është nikoqir i Feronikelit.

Ballkani – Ulpiana 13:00

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Hoxha, Jashanica, As.Thaqi, Kuc, Gashi, Gripshi, Korenica, Baftiu, Krasniqi.

Ulpiana:Ajeti; Rapuca, Shkalla, Emini, Avdulli; Mustafa, Shala; Junior, Qerimi, Selimi; Marcelei

Malisheva – Drita 13:00

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Gërbeshi, Pira, Dumani, Mustafa, Maliqi, Pefqeli, Hyseni, Shabani, Berisha.

Drita: Maloku; Limani, Balde, Cuculi, Bardhoku; Broja, Kransniqi, Fazliu; Muja, Simonovski, Ajzeraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat