Ballkani pa problem ndaj Ulpianës

Futboll

Ballkani pa problem ndaj Ulpianës

Nga: K.G. Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 14:47
Ballkani pa problem ndaj Ulpianës

Ballkani nga Theranda ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 3:0 ndaj Ulpianës nga Lipjani.

Therandësit kryesojnë renditjen me 42 pikë, kanë një më shumë se Drita në vend të dytë.

Edvin Kuç (41’), Blend Baftiu (44’) e Mevlan Zeka (75’) shënuan për Ballkanin. 

Nga minuta e 46-të, Egzon Qerimi i Ulpianës ndëshkohet me karton të kuq.

Ulpiana renditet në vend të tetë me 19 pikë pas 21 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat