Llapi nga Podujeva arkëton tre pikë ashtu siç pritej në duel me Feronikelin, duke e mposhtur me rezultat 4:2.
Për Llapin shënuan Firmino (6’), Maliqi (10”), Amadu (34’), Bianor Neto (41’) dhe për Feronikelin realizuan Seferi (71’) e Kiçina (84’).
Llapi zë vendin e katërt me 36 pikë e Feronikeli në fund me 11 sosh pas 21 jave në elitën e futbollit të Kosovës.
Llapjanët synojnë titullin e kampionit, skuadër që ka 6 pikë me pak se lideri Ballkani.