Sot në kuadër të xhiros së 21’të të Superligës së Kosovës, u zhvillua takimi mes Llapit dhe Feronikelit, shkruan Insporti.
Llapi triumfoi me rezultat 4-2 ndaj skuadrës së Feronikelit.
Pas ndeshjes, trajneri Batatina tha se ka kërkuar nga futbollistët e tij që ta respektojnë skuadrën e Feronikelit.
“E kemi mar ndeshjen me seriozitet, kam dasht me respektu Feronikelin, djemtë duhet të vlerësohen lartë se po e mbajn skuadrën në Superligë.
Në situtata të tjera nuk bëhet kjo, or në këtë situatë kam kërku që të jenë të kujdeshëm. S’na intereson ma shumë se me i mar 3 pikë” – tha Batatina.