Prokurori kërkon 32 vite burg për ish-futbollistin e Fenerbahces

Futboll

Prokurori kërkon 32 vite burg për ish-futbollistin e Fenerbahces

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 15:37
Prokurori kërkon 32 vite burg për ish-futbollistin e Fenerbahces

Ish-futbollisti i Fenerbahçes, Sezer Ozturk, rrezikon të dënohet me 32 vjet burg pasi ka vrarë me armë zjarri një person në vendlindjen e tij, Turqi. Ozturk është akuzuar për vrasjen e Halil Ibrahim Scholten në Stamboll, shtatorin e kaluar, pas një konflikti të çastit për bllokun e rrugës.

36-vjeçari po kthehej në shtëpi në së bashku me gruan, tre fëmijët dhe dadon e tyre në momentin e ngjarjes.

Dyshohet se debati i nisur për makinat, që kishin bllokuar një rrugë pranë banesës së Ozturk, ka precipituar në përplasje fizike dhe përdorimin e armëve me pasojë një të vdekur.

Ozturk pretendon se ai u kërkoi shoferëve të automjeteve që kishin bllokuar rrugën ta lironin, por ata ishin përgjigjur se duhet të prisnin. Pas 10 minutash pretendon se u ka kërkuar sërish të njëjtën gjë, por është fyer.

“Për shkak se kisha familjen me vete, qëndrova i qetë, por fëmija im, një vjeç e gjysmë, po qante në makinë, më duhej të shkoja në shtëpi.

Nuk kishte rrugë tjetër. Dikush nxori kokën në dritare dhe më mallkoi. Ne nuk përdorim sharje kur ka gra dhe fëmijë përreth. Ne jetojmë për nderin tone. Ofendimet nuk i mora për bazë, sepse mendova se ishte i dehur.

Dola nga makina dhe njëri prej tyre hapi derën e pasme. Sapo dola, dikush më goditi me grusht, filluan të më godisnin me çelësin e timonit. Dikush më goditi me një karrige. Kam mësuar se i ndjeri kishte dy fëmijë, por nuk e kam iniciuar këtë sherr, nuk mbaj përgjegjësi për këtë”.

Ozturk thotë se hapi zjarr në ajër pa synuar të vriste dikë (rreth 10 deri në 12 të shtëna), por një plumb goditi Scholten. Megjithatë, deklarata e të pandehurve nuk përputhet me aktakuzën e ngritur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Anadollit.

Dokumenti tregonte se Ozturk dhe miku u tij,  Omer Genc, debatuan me Scholten para se ta ndiqnin dhe ta qëllonin.

Ozturk akuzohet për “vrasje me dashje, plagosje me dashje me armë, dëmtim të pronës dhe kanosje të vazhdueshme me armë”. Gjithashtu dyshohet se arma e tij e zjarrit ishte pa leje. Prokurori Publik ka kërkuar që Ozturk të dënohet 32 vjet e nëntë muaj burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Omer Genc, 28 vjet e një muaj.

Të pandehurit kërkuan të lirohen, por gjykata tha se do të qëndrojnë në paraburgim. Seanca u shty pasi u rrëzua kërkesa e avokatit të Ozturk për hetime të mëtejshme në vendin e krimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat