Ballkani ka shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.
Suharekasit kanë mposhtur Ulpianën me rezultat të thellë, 3-0.
Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja u deklarua i lumtur me paraqitje e futbollistëve të tij në këtë takim.
“E dinim që Ulpianës do ta kishim të vështirë të gjenim hapësirë, skuadra duroi deri tek shënimi i golit. Më pas erdhi goli i dytë dhe më pas ishim edhe më të qetë. Pa folur për pjesën e dytë kur kundërshtari ishte me një lojtar më pak.
Normalisht kur je në pozitat e para ka edhe presion, por ndeshjet do t’i marrim një nga një dhe jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të mi”, tha Daja.
Pas xhiros së 21-të, Ballkani mbetet në pozitën e parë me 42 pikë, ndërsa Ulpiana në vendin e tetë me 19 sosh.