Gazeta franceze shkruan për selektorin e ri të Kosovës

Futboll

Gazeta franceze shkruan për selektorin e ri të Kosovës

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 16:46
Alain Giresse

Federata e Futbollit e Kosovës ka zyrtarizuar Alain Giresse si përzgjedhës të ri të Kombëtares së Kosovës.

Emërimi i trajnerit, 69-vjeçar, ka bërë bujë edhe në mediet franceze.

Gazeta e madhe franceze “Le Parisien” e ka publikuar lajmin me një titull interesant.

“Kampioni i Evropës i vitit 1984, golashënuesi i paharruar në Francë-Gjermani 1982, është trajneri i ri i Kosovës pasi ka udhëhequr për një kohë të gjatë seleksionet në kontinentin afrikan”, thuhej në artikullin e “Le Parisien”.

Trajneri francez ka nënshkruar një kontratë me Kosovën të vlefshme deri në nëntor të vitit 2023, transmeton insporti.

Trajneri Alain Giresse në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të mëdha në nivel kombëtar si Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegali dhe së fundi edhe Tunisia janë ekipet kombëtare në të cilat ai ka ndërtuar karrierë dhe ka fituar përvojë.

Giresse po ashtu kishte drejtuar edhe dy ndër klubet më të njohura franceze si PSG, Toulouse.

Dy sfidat e para për Giresen në krye të Kosovës do të jenë miqësoret e muajit mars ndaj Zvicrës dhe Burkina Fasos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat