Federata e Futbollit e Kosovës e ka emëruar sot Alain Giresse në postin e trajnerit të Përfaqësueses
Tifo-grupi “Dardanët” i kanë uruar mirëseardhje dhe mbështetje, por edhe kanë përkuar punë me përgjegjësi nga ai.
“Shpresojmë t’i rikthehemi pozitivitetit, dinamikës së nevojshme dhe mbi të gjitha rezultateve”, shkruhet në postimin e “Dardanëve”.
Postimi i “Dardanëve” në “Facebook”
Shpresojmë t’i rikthehemi pozitivitetit, dinamikës së nevojshme dhe mbi të gjitha rezultateve.
Ka kohë të përshtatshme për t’u konsoliduar deri në fillimin e edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Jemi besimplotë që nuk do të mungojë vullneti për të bërë punë të mira nga trajneri i ri. Kjo etapë nga ai kërkojmë të konsiderohet detyrë me përgjegjësi ndaj miliona futbolldashësve që përkrahin kombëtaren e Kosovën, e jo periudhë kalimtare lehtësuese para pensionimit.
Të priftë e mbara, Kosovë.