Barcelona vazhdon të jetë e vëmendshme dhe tashmë ka synimet e qarta se me cilët lojtarë duhet të forcohet në mesfushë.
Sipas Mundo Deportivo, Barcelona është duke e përcjell nga afër yllin e Ajaxit, Ryan Gravenberch dhe mesfushorin e Milanit, Franck Kessie.
Gjitgantët spanjoll e shohin Gravenberch si një zëvendësim për kohë të gjatë të Sergio Busquets.
Megjithatë, ata do të hasin në vështirësi pasi që për yllin e Ajaxit janë interesuar edhe Bayern Munich.
Kessie po ashtu është në radarin e Barças, aq më pak që ai është në muajt e fundit të kontratës së tij me Milan, por ata duhet t’i ofrojnë atij një pagë të madhe pasi që 25 vjeçari do të largohet nga aty si lojtar i lirë.