Sporti dhe në rastin konkret futbolli është një dashuri e madhe në të cilën shumë njerëz i dedikojnë vitet më të rëndësishme të jetës.
Mirëpo, jashtë fushës së blertë, jeta vazhdon dhe ndonjëherë duhen bërë zgjedhje të cilat detyrojnë të heqësh dorë nga pasioni.
Është ky rasti i Borja Navarros, lojtarit të Ciudad Deportivo më kategorinë e pestë spanjolle i cili i dhuroi palcën mamasë së tij të sëmurë.
Në fakt, operacioni nuk e detyronte Navarron të hiqte dorë përfundimisht nga futbolli, mirëpo dashuria për mamanë e tij ishte vendimtare që ai të largohej nga topi dhe të qëndronte pranë saj për të kujdesur që ky moment i vështirë në jetë të kaloi sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndërkaq, në ndeshjen e fundit të karrierës, Navarro është përshëndetur jo vetëm nga shokët e skuadrës, por edhe nga lojtarët kundërshtarë pasi sigurisht ishte një gjest që meritonte vlerësimet më të larta.