Ralf Rangnik, trajneri i Mançester Junajtid, ka pranuar se skuadra e tij e kishte zhgënjyer me paraqitjen që kishte bërë ndaj Atletiko Madrid. Pas sfidës së mbyllur me shifrat 1-1, ai kritikoi hapur lojtarët e tij për atë që kishin dhënë në fushë, sidomos ata që luajtën në pjesën e parë.
“Nuk di të them nëse jam unë ai që shpëtoi ndeshjen me zëvendësimet, por pas paraqitjes në pjesën e parë, mund të ishte vetëm më e mirë. Ajo që treguam në pjesën e parë, nuk më besohet ende se çfarë kemi bërë.
Ne luajtëm pa besim, pa agresivitetin e duhur, kjo është arsyeja pse ne vuajtëm. Në pjesën e dytë ne bëmë më mirë dhe me 10 minuta të tjerë, ne edhe mund të kishim fituar ndeshjen. Por duhet të luajmë më mirë.
Unë isha shumë i zhgënjyer me paraqitjen tonë në pjesën e parë. Ishim shumë më tepër të shqetësuar dhe vendosëm të mos rrezikonim, pa vrapime në thellësi apo vertikalizime.
Antoni Elanga po luan sikur ëndrra e tij është bërë realitet. Do të dëshiroja që lojtarët e tjerë ta merrnin si model, jo sepse po bën gjithçka si duhet, por se po argëtohet në fushë, dhe kjo është gjithçka. Futbolli është një lojë e rëndësishme për mediat dhe tifozët, por vazhdon të jetë një lojë me top dhe duhet të argëtohesh në fushën e lojës. Kjo është ajo që do të dëshiroja të bënim në të ardhmen dhe kur të luajmë përsëri ndaj tyre pas rreth dy javësh”, tha Rangnik pas përfundimit të sfidës.