Pronarit miliarder të Chelseat, Roman Abramovich i është ndaluar të jetojë në të ardhmen në Britaninë e Madhe. Ai konsiderohet si njëri prej “mundësuesve kryesorë” të regjimit të Vladimir Putinit në Rusi
Pronarit të Chelseat, Roman Abrahomovich raportohet se i është ndalur jetesa në Britani të Madhe.
Miliarderi rus nuk është parë duke e përcjellë klubin e tij në “Stamford Bridge” për muaj të tërë.
Ai e hoqi aplikimin për vizë investitori në Britani të nivelit 1 në vitin 2018 pas raportimeve të vonesave në aplimin e tij, pas kritikave ndaj oligarkëve rusë.
Sipas “The Sun”, burimet e sigurisë seniore kanë bërë të ditur se 55 vjeçarit nuk do t’i lejohet më të futet në territorin britanik.
Zyrtarët e imigracionit raportohet se kanë marrë udhëzime që t’ia bëjnë të pamundur Abramovichit futjen në Britani.
Ai zotëron një rezidencë të vlefshme 125 milionë funte pranë pallatit Kensington.