Ylli i Manchester Cityt reagon pas sulmeve të Rusisë

Futboll

Ylli i Manchester Cityt reagon pas sulmeve të Rusisë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 10:59
Ylli i Manchester Cityt reagon pas sulmeve të Rusisë

Oleksandr Zinchenko ka treguar mbështetjen e tij për Ukrainën përmes një postimi në Instagram.

Ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten midis vendit të tij dhe Rusisë, mbrojtësi i Manchester Cityt shprehi përkrahjen e plotë për shtetin e tij.

“E gjithë bota e civilizuar është e shqetësuar për situatën në vendin tim. Nuk mund të qëndroj mbrapa dhe do të përpiqem të shpreh mendimin tim.

Një vend, ngjyrat e të cilit i mbroj në arenën sportive ndërkombëtare. Një vend që ne përpiqemi ta lavdërojmë dhe ta zhvillojmë.

Një vend, kufijtë e të cilit duhet të mbeten të pacenueshëm. Vendi im i përket ukrainasve dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta përvetësojë atë. Ne nuk do të dorëzohemi! Lavdi Ukrainës” shkruan Zinchenko.

Ylli i Premierligës kishte nisur karrierën pikërisht te skuadra ruse, Ufa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat