Rreth 41 mijë spektatorë do të jenë të pranishëm në stadiumin “Maradona” të Napolit për ndeshjen e kthimit me Barcelonën, në fazën 1/16 të Europa League-s, pra 75% e kapacitetit, sikurse kanë vendosur autoritetet për shkak pandemisë.
Bëhet fjalë për një stadium “sold out” sapo biletat u hodhën në treg.
Napoli – Barcelona është sfida ideale për të nderuar një figurë madhështore të futbollit botëror, Diego Armando Maradonën, emrin e të cilin mban stadium nën hijen e Vezuvit.
Në minutën e 10-të, të pranishmit në këtë impiant do të duartrokasin gjatë për t’I bërë homazh legjendës argjentinase, tashmë pjesë e historisë së dy klubeve.
Do të jenë mbi 41 mijë spektatorë që do të mendojnë për të dhe pjesa tjetër e Napolit, që do të jetë jashtë, në rrugë ose në një divan, do të bëjë të njëjtën gjë.