Bombardimet e Rusisë ndaj Ukrainës kanë ngritur në këmbë Europën, ku futbolli nuk ngelet mënjanë.
Shumë lojtarë kanë reaguar ndaj kësaj situatë, ku kanë mbizotëruar ata ukrainas, të cilët mbrojnë vendin e tyre.
Por unike është fakti që një lojtar rus po del kundër luftës që shteti i tij nisi.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Dinamos së Moskës, Fedor Smolov.
32 vjeçari ka bërë një postim në Instagramin e tij ku thotë që është kundër luftës. Smolov është i pari futbollist rus që ka folur hapur kundër kësaj lufte.
Një veprim mjaft dinjitoz, pasi në fund të fundit jemi njerëz dhe futbolli është sporti që bashkon kombet.