Kylian Mbappe e ka refuzuar edhe ofertën e fundit të Paris Saint-Germainit për kontratën e re.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Marca”.
Kampionit të botës me Francën i është ofruar një “blank cheque” vetëm për të qëndruar në Ligue 1.
Mirëpo, duket se ne mendjen e ish-futbollistit të Monacos është vetëm Real Madridi.
Kampioni i botës me Francën dëshiron ta realizojë ëndrrën e tij fëmijërore për të përfunduar në “Santiago Bernabeu”.
Mbappe është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me gjigantin francez dhe gjatë verës do të jetë lojtar i lirë.
PSG-ja raportohet se ka kërkuar nga lojtari ta nënshkruajë një kontratë të re dyvjeçare, pra për të mos e bllokuar shumë gjatë në kryeqytetin francez.
Megjithatë, deri tash Mbappe iu ka rezistuar ofertave të parisienëve.