Milot Rashica po bën paraqitje pozitive në fanellën e Norwich Cityt.
Futbollisti nga Kosova së fundmi e gjeti edhe golin e parë në Premierligë pasi realizoi ndaj Liverpoolit, ndërsa paraprakisht kishte shënuar në FA Cup ndaj Charlton Athletic.
Ish-futbollisti i Werder Bremenit është angazhuar maksimalisht dhe disa herë është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes tek skuadra e tij, të cilët fatkeqësisht nuk po i ecin punët fort mirë në Premierligë.
E tash, Norwichi përmes një postimi në rrjetet sociale e ka komplimentuar futbollistin tonë, të cilin e transferoi verën e kaluar.
“Me qëndrueshmëri dhe vazhdimësi vjen besimi. Paraqitjet e Milotit sa po vijnë e po bëhen gjithnjë e më të mira”, ka shkruar klubi i Premierligës.