Klubi i madh italian, AC Milan raportohet se është i interesuar për futbollistin e Tottenhamit, Steven Bergwijn.
Sipas medieve italiane, ‘Rossonerët’ janë hedhur në sulm për Steven Bergwijn, të cilin synojnë ta transferojnë në ‘San Siro’ gjatë kësaj verë.
Krerët e Milanit janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me lojtarin e ‘Spurs’, e ardhmja e të cilit duket se do të jetë jashtë Anglisë.
Milanistët presin nga Tottenhami që të vendosin çmimin për Bergwijn, i cili gjithashtu monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane.