Sulmuesi anësor shqiptar, Edon Zhegrova, ishte përjashtuar gjatë ndeshje Lille – Metz, pas dy kartonëve të verdhë në dhjetë minuta.
Edon Zhegrova doli para Komisionit Disiplinor të LFP të mërkurën më 23 shkurt, pasi klubi u ankua për kartonin e kuq.
Shqiptari ka pasur një mbrëmje të vështirë në atë ndeshje, pasi që përveçse nuk i ndihmoi bashkëlojtarët për të zhbllokuar rezultatin (0-0), anësori u përjashtua nga gjyqtari i ndeshjes, Bastien Dechepy, në minutën e 91-të.
Kosovari mori dy kartonë të verdhë duke shkuar para kohe në dhomën e zhveshjes.
Megjithatë, kartoni i dytë i verdhë ishte i justifikuar, i pari ishte shumë më pak i dukshëm, pasi u dha për shkak të simulimit, megjithatë ai ishte godit në kyçin e këmbës nga kundërshtari i tij, Ibrahim Amadou.
Me imazhe mbështetëse, duke përfshirë një lëvizje të ngadaltë të aksionit dhe dëmtimin e lojtarit, klubi doli para komisioni disiplinor këtë të mërkurë.
Lojtari i LOSC nuk do të suspendohet për ndeshjen me Lyon këtë të diel, më 27 shkurt.
Ai do të jetë në fushë nëse trajneri e zgjedh për këtë ndeshje.