UEFA ia heq Rusisë organizimin e finales së Championsit!?

Futboll

UEFA ia heq Rusisë organizimin e finales së Championsit!?

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 13:57
UEFA ia heq Rusisë organizimin e finales së Championsit!?

Finalja e Ligës së Kampionëve këtë sezon nuk do të mbahet në Rusi.

Në fakt, ndeshja më e madhe e vitit për klube është paraparë të zhvillohet në St. Petersburg.

Por, pas sulmit ushtarak të sotëm të Rusisë në Ukrainë, gjithçka do të ndryshojë sa i përket finales së Championsit.

UEFA e ka thirr për nesër një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv dhe ajo do të mbahet në Nyon të Zvicrës, duke filluar nga ora 10:00.

Ende nuk dihet se ku do të zhvendoset finalja e Ligës së Kampionëve.

Në këtë takim pritet të merren edhe vendime të tjera pas situatës së rëndë të krijuar në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat