Sulmuesi i Manchester Cityt, Yangel Herrera, i cili po luan tek Espanyoli në formë huazimi, thotë se nuk është koha për të shqyrtuar të ardhmen.
Pas periudhës së suksesshme në sezonin e kaluar tek Granadën, Herrera këtë sezon është i huazuar tek Espanyol. Ai po shfaq formë të lartë këtë edicion të garave.
“Unë mendoj se ende është herët për shqyrtuar të ardhmen”, tha Herrera për mediet spanjolle.
“Jam i foksuar që ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të tregoj performancën më të mirë personale”, theksoi ai.
Herrera është duke u vëzhguar nga disa klube evropiane, por sipas tij, ‘në verë do të vendoset e ardhmja e tij”.