Trajneri Dynamos: Nuk kthehem, nuk jam frikacak - luftën e nisën idiotët

Futboll

Trajneri Dynamos: Nuk kthehem, nuk jam frikacak - luftën e nisën idiotët

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 14:43
Mircea Lucescu

Mircea Lucescu, trajneri rumun, ka komentuar situatën e fundit që ka bllokuar Premierligën ukrainase për 30 ditë.

“Të gjitha aktivitetet sportive janë anuluar për 30 ditë. Unë nuk e lë Kievin për t’u kthyer në Rumani, nuk jam frikacak”, ka thënë Lucescu.

“Shpresoj që kjo luftë e nisur nga idiotët do të ndalojë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Kurrë nuk kam menduar se ishte e mundshme që kjo luftë të niste”, shtoi ai.

Përveç trajnerit Lucescu, lidhur me situatën në fjalë kanë reaguar edhe skuadra e Shakhtar Donetsk, pastaj lojtarë si Oleksandr Zinchenko si dhe ish-trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat