Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli thotë se skuadra e Mikel Artetas është si një ‘familje’.
“Topçinjtë” po ‘luftojnë’ për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, dhe aktualisht janë katër pikë prapa Manchester Unitedit që zë vendin e katërt. Martinelli është i impresionuar me shoqërinë e krijuar rreth skuadrës.
“Ne jemi si një familje”, tha Martinelli për The Athletic.
“Ne nuk e shohim këtë vetëm si punë, ne luajmë futboll, por shoqëria në skuadër është më shumë së kaq”.
“Ne se bashku po bëhemi të fortë brenda dhe jashtë fushës. Të gjithë lojtarët janë të jashtëzakonshëm për mua. Unë i dua Emile dhe Saka. Ata luajnë bukur, ata janë të zgjuar, ata e lexojnë lojën shpjet. Sinqerisht, më pëlqen të luaj me ta”.
“Të gjithë lojtarët janë të mirë. Ne stërvitem mirë dhe jam shumë i lumtur me punën që bëjmë”, theksoi Martinelli.