Gjilani ka triumfuar ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultat 2-1 në një ndeshje ku u akorduan tri penallti.
Gerhard Progni realizoi dy gola për vendasit, teksa Mentor Zhdrella ishte shënues për ekipin nga Klina.
Pas ndeshjes trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka folur duke thënë se është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, por jo edhe me rezultatin.
“Është një humbje shumë e dhimbshme duke pasur parasysh lojën që treguam në fushë.
Kundërshtari nuk bëri asgjë, përveç dy penalltive”, tha Armend Dallku për Art Sport pas ndeshjes.