Për Amir Rrahmanin, sot është një ditë e veçantë.
Futbollisti nga Kosova në fakt e feston sot ditëlindjen e 28-të.
Qendërmbrojtësin e Napolit e kanë uruar personalitete të ndryshme, e kryesisht futbollistë të njohur, bashkëlojtarë apo edhe ish-bashkëlojtarë.
Por, një urim special përfaqësuesit kosovar i ka ardhur edhe nga UEFA.
Shtëpia e futbollit evropian, përmes grupit të krijuar për Kampionatin e ardhshëm Evropian, e ka bërë një postim për nder të futbollistit tonë
Rrahmani është sot njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë.