Antonio Conte nuk po planifikon që të largohet nga Tottenham pavarësisht komenteve të fundit, shkruan talkSport.
“Kam ardhur këtu ta përmirësojë situatën por ndoshta në këtë moment, nuk e di. Unë nuk jam aq i mirë ta përmirësojë.
Është gjendje e mjerë”, ka thënë trajneri i Spurs pas humbjes nga Burnley.
“Jam përpjekur për të bërë gjithçka por situata nuk po ndryshon”.
Në pesë ndeshjet e fundit, ne kemi luajtur si një skuadër që lufton për mbijetesë – ky është realiteti.
Ndoshta ka një gjë që po shkon gabim. Dëshiroj ta marrë përgjegjësinë, nëse e kam, jam i hapur për çdo diskutim, dëshiroj ta ndihmoj Tottenhamin dhe këtë e kam bërë që ditën e parë kur kam ardhur. Po ashtu, ta marrë edhe pagën time. Por nuk është momenti i duhur për këtë”.
Megjithatë, sipas këtij raporti, citatet e Conte më shumë hedhin përgjegjësinë tek lojtarët e tij jo të ndonjë deklaratë që ka të bëjë me lojtarët e tij.