Lufta e nisur nga Rusia kundër Ukrainës do të ketë pasoja edhe në botën e futbollit, veçanërisht në futbollin anglez.
Në lenten e zmadhimit duket se ka përfunduar pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich, i cili është sulmuar ashpër nga parlamentari laburist Chris Bryant gjatë diskutimit në Parlamentin anglez mbi kundërlëvizjet që duhen ndërmarrë pas pushtimit.
Ky ka qenë mendimi i shprehur nga ai për pronarin aktual të londinezëve:
“Si mund të zotërojë akoma një klub futbolli në vendin tonë?
Duhet të kërkojmë t’i sekuestrojmë disa nga pasuritë e tij dhe të sigurojmë që njerëz të tjerë si ai të mos jenë të përfshirë në aktivitete keqbërëse në Mbretërinë e Bashkuar”.