Ish-kampioni i botës me Francën në 1998-ën, Emmanuel Petit, ka dhënë opinionin e tij në lidhje me ecurinë e Lionel Messi-t me fanellën e Paris Saint-Germain.
Kampioni argjentinas po zhgënjen në kampionatin francez. Në këtë sezon, sulmuesi 34-vjeçar ka marrë pjesë në 14 ndeshje të Ligue 1, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 7 asiste
“Ndiej trishtim kur shikoj Messi-n në fushë.
Duam të gjithë që të ketë sukses, të na marrë përdore dhe të bëjë historinë siç ka bërë te Barcelona”, ka thënë Petit për Maxifoot.
“Nuk dua ta krahasoj Messin me Mbappen, por në muajt e fundit kemi qenë dëshmitarë të vdekjes së një mbreti dhe lindjes së një tjetri”.