Kanë përfunduar pjesët e para në katër nga tetë ndeshjet momentale që po zhvillohen në Ligën e Evropës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Në njërën nga ndeshjet më interesante të programit të sotëm, pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olimpico” rezultati qëndron i barabartë 1:1 mes Lazios dhe Portos.
Në anën tjetër, skuadra e Atalantas është në avantazh minimal 1:0 kundër Olympiacosit, ndërsa me rezultat të njëjtë 1:0 është duke udhëhequr edhe skuadra gjermane RB Leipzig kundër Real Sociedadit.
Rezultatet e pjesëve të para në katër ndeshjet e Ligës së Evropës i gjeni më poshtë.
Dinamo Zagreb 0:0 Sevilla
Lazio 1:1 FC Porto
Olympiacos 0:1 Atalanta
Real Sociedad 0:1 RB Leipzig