Arsenal-Wolverhampton, ja formacionet zyrtare

Futboll

Arsenal-Wolverhampton, ja formacionet zyrtare

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 19:59
Arsenal-Wolverhampton

Sot me fillim nga ora 20:45 do të kemi mundësinë të ndjekim ndeshjen interesante mes Arsenalit dhe Wolverhampton, e vlefshme kjo për Premier Ligën angleze.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, Arsenali e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 Brentfordin, kurse Wolverhampton shënoi fitore me rezultat të njëjtë 2:1 kundër Leicester.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë vetëm dy pikë në tabelë, ku Arsenali zë vendin e gjashtë me gjithsej 42 pikë, krahas Wolves që renditet i shtati me 40 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë pothuajse të gjithë lojtarët e gatshëm, ku mungesa e vetme është mbrojtësi i Wolves, Willy Boly.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Arsenal (4-2-3-1): Ramsdale; Cedric, White, Gabriel, Tierney; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli

Wolverhampton (3-4-3): Sa; Kilman, Coady, Saiss; Semedo, Neves, Moutinho, Ait-Nouri; Chan Hwang, Jimenez, Podence.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat